Roma e papërmbajtshme ndaj Udinese, rezultat i pazakontë në pjesën e parë (video)

31 Tetor 2026
18:47
Telesport
back button

Roma është duke udhëhequr 0-4 ndaj Udineses, në sfidën që po luhet në Friuli dhe është e vlefshme për javën e 10-të në Serie A. Verdhekuqtë kaluan në avantazh që në minutën e 10-të, ku Bryan Cristante zhbllokoi shifrat, duke shënuar me kokë, pas një krosimi perfekt të Wesley Franca.

Roma shënoi tre gola të tjerë për gjashtë minuta. Në minutën e 31-të, aksion i shkëlqyer i verdhekuqve dhe pas një topi të Matias Soule për Cristiante, ky i fundit asiston për Rodrigo Mora, i cili dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 33-të, ishte radha e Donyell Malen për të gjetur golin, pas asistit të Matias Soule. Në minutën e 37-të, Soule kroson nga goditja e këndit, Evan Ndicka shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet 0-4 për Romën.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit