Një grup i vogël protestuesish janë rikthyer para Kryeministrisë, duke tentuar që të qëndrojë në Bulevard, por janë penguar nga forcat e policisë.
Uniformat blu kanë krijuar një kordon për të mos lejuar bllokimin e rrugës, ndërsa në zonë ka nisur qarkullimi i automjeteve. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë refuzuar të largohen.
Situata është tensionuar më tej kur efektivët kanë përdorur spraj me piper ndaj qytetarëve dhe gazetarëve të pranishëm në vendngjarje.
Përplasjet kanë shoqëruar kështu rikthimin e protestuesve para godinës së Kryeministrisë.
Lexoni edhe:
Policia vijon të mbajë në gatishmëri Tiranën, edhe pas shpërndarjes së protestuesve
Tensione në zonën e ”Myslym Shyrit”, Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit
Protestat në Tiranë, Kurti: Nuk hedhim gurin e fshehim dorën, Kosova jo rivale e Shqipërisë
Rama ironizon protestën poshtë zyrës së tij: “Shiu i Halloween”