Thirrje së Partisë Demokratike për protestë kombëtare para Kryeministrisë iu përgjigjën qindra mbështetës të saj, të ardhur edhe nga rrethet, teksa në të njëjtin orar studentët kishin thirrur protestën e tyre kombëtare. Të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë të opozitës, demokratët u vendosën para Kryeministrisë, ku qëndruan rreth 60 minuta.