Lajmi i fundit

LIVE/ Policia dhunë ndaj protestuesve, qytetarët marshim në disa rrugë

EMRI/ Gjermani plagos me thikë dy policë në Malësinë e Madhe, i sulmoi gjatë arrestimit

EMRI/ Gjermani plagos me thikë dy policë në Malësinë e Madhe, i sulmoi gjatë arrestimit

18:54, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy punonjës të Policisë janë plagosur me thikë pasditen e sotme në Malësinë e Madhe, gjatë ndërhyrjes për arrestimin e Jan-Friedrich Krebs 47-vjeçar nga Gjermania, i cili dyshohet se kishte hedhur benzinë mbi automjetin e një 27-vjeçari.

Ngjarja u raportua rreth orës 17:30 në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Sipas njoftimit paraprak, shtetasi A. Q., 27 vjeç, deklaroi se gjatë udhëtimit me automjetin e tij nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër i kishte hedhur benzinë mbi makinën e tij, pranë një pike karburanti në afërsi të pikës së kalimit kufitar.

Gjatë ndërhyrjes, drejtuesi i automjetit, shtetasi gjerman Jan-Friedrich Krebs, 47 vjeç, refuzoi të identifikohej dhe goditi me thikë dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë) dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco