Përfaqësuesi ligjor i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndrecaj, ka denoncuar se nuk është lejuar të takohet me klientin e tij. Në një reagim, Ndrecaj theksoi se edhe këtë herë nuk ka mundur të hyjë në institucionin e vuajtjes së dënimit për të takuar Veliajn. Sipas tij, qëllimi i vetëm i vizitës ishte ushtrimi i detyrës si avokat, ndërsa kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për garantimin e zbatimit të ligjit, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmarrë hapa ligjorë.