Një karikaturë ironizuese ndaj Arlind Qorit, e shpërndarë nga deputetët e Partisë Demokratike, po bën xhiron e rrjeteve sociale. Përmes saj, demokratët akuzojnë Qorin se po shërben si “vegël qorre” e Edi Ramës në përpjekjet për të përçarë protestën studentore.
Ndërsa Partia Demokratike prej më shumë se 10 vitesh proteston kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës, Qori dhe aktivistët e tij po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga qeveria, duke drejtuar thirrje kundër partisë më të madhe opozitare në vend.
Arlind Qori po shërben si vegël qorre e Edi Ramës për të përçarë protestën studentore duke orientuar thirrje kundër partisë më të madhe opozitare në vend, e cila proteston prej më shumë se 10-të vitesh kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës.
Në të gjitha rastet Arlind Qori dhe aktivistët e tij marksistë përpiqen të parçajnë protestën, të njëjtën gjë që bën edhe Edi Rama vazhdimisht.
Në protestë demarkohet qartë një grup njerëzisht që numërohen me gishtat e dorës të cilët si sot ashtu edhe në çdo protestë tjetër pozicionohen pranë kamerave të mediave dhe ulërasin duke sulmuar opozitën. r.p





