• Kontakt
Saturday, October 31, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse Gjykata Kushtetuese është kthyer në qendër të konfliktit politik në Poloni?

20:00 : 31/10/2026
në BOTA

Konflikti për Gjykatën Kushtetuese në Poloni është një prej çështjeve kryesore në përplasjen e gjatë mes qeverisë së kryeministrit, Donald Tusk dhe ish-pushtetit të udhëhequr nga PiS së Karol Nawrocki.

Kriza nisi në vitin 2015, kur partia Ligj dhe Drejtësi mori pushtetin dhe ndërmori ndryshime në sistemin gjyqësor, duke emëruar gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese për të siguruar shumicën në këtë institucion.

Gjykata ka kompetencën të vendosë nëse ligjet e miratuara në vend janë në përputhje me Kushtetutën, shkruan bbc.

Më vonë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian konstatuan se tre prej gjyqtarëve të emëruar gjatë qeverisjes së PiS-it ishin zgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi kishin zënë pozita që tashmë ishin plotësuar ligjërisht nga parlamenti i mëparshëm.

Gjykatat evropiane vlerësuan se Gjykata Kushtetuese polake nuk funksiononte më si një institucion i pavarur dhe i paanshëm.

Lexo edhe:

Polonia synon zgjerimin e pranisë amerikane, ofron 15 mijë dollarë për çdo ushtar

Rusia shkel hapësirën ajrore të Polonisë, ngrihen avionët luftarakë, Rutte: Europa të ruajë qetësinë!

Qeveria e Tuskut i ka përdorur këto vendime si bazë për të mos publikuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Pasi mori detyrën në vitin 2023, Tusk premtoi depolitizimin e sistemit gjyqësor, por nuk ka arritur t’i zhbëjë plotësisht ndryshimet e bëra nga qeveria e mëparshme. Përpjekjet e tij janë penguar pjesërisht nga presidentët Karol Nawrocki dhe paraardhësi i tij, Andrzej Duda, të cilët kanë përdorur të drejtën e vetos.

Nawrocki gjithashtu ka refuzuar të betojë pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur nga parlamenti që nga muaji mars, duke pretenduar se procedura e emërimit të tyre kishte mangësi.

Një prej këtyre gjyqtarëve, Anna Korwin-Piotrowska, tashmë është vendosur përkohësisht në krye të gjykatës.

Në fillim të këtij muaji, Komisioni i Venecias, organ këshillëdhënës i Këshillit të Evropës për çështjet kushtetuese, i kërkoi Nawrockit t’i betonte gjyqtarët, në mënyrë që ata të mund të merrnin pjesë në punën e institucionit.

Ministri i Drejtësisë, Waldemar Zurek, tha se Swieczkowski dhe zëvendësi i tij duhet të përballen me akuza penale për pengimin e gjyqtarëve të rinj që të ushtrojnë funksionet e tyre.

Megjithatë, veprimet e qeverisë janë kritikuar edhe nga disa ekspertë të së drejtës. Avokati Marcin Matczak, kritik i reformave gjyqësore të PiS-it, deklaroi se pezullimi i Swieczkowskit nuk ka bazë ligjore.

Ai paralajmëroi se ndërhyrja e policisë dhe interpretimi se ministri i Drejtësisë mund ta shkarkojë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese me vendim administrativ mund të kenë pasoja negative për sundimin e ligjit në vitet e ardhshme.

Ndërkohë, zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Poloni pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Disa vëzhgues besojnë se përshkallëzimi i konfliktit mund të lidhet edhe me përpjekjet e Tuskut për të forcuar mbështetjen politike përpara zgjedhjeve.

Etiketa: ministri i drejtesisePoloniaWaldemar Zurek

Lajme të lidhura

BOTA

Polonia synon zgjerimin e pranisë amerikane, ofron 15 mijë dollarë për çdo ushtar

16:46 : 26/09/2026
BOTA

Rusia shkel hapësirën ajrore të Polonisë, ngrihen avionët luftarakë, Rutte: Europa të ruajë qetësinë!

16:07 : 23/09/2026
BOTA

Polonia planifikon rritjen e pranisë ushtarake amerikane: Deri në 15 mijë trupa në territorin polak

16:26 : 21/09/2026
BOTA

A po përgatitet Polonia për luftë me Rusinë?

18:11 : 17/09/2026
BOTA

Polonia kundër stacionimit të armëve bërthamore në territorin e saj

20:17 : 27/08/2026
BOTA

Moti i keq godet Poloninë, stuhi të fuqishme në disa zona

20:25 : 22/08/2026

TË GJITHA

Pse Gjykata Kushtetuese është kthyer në qendër të konfliktit politik në Poloni?

20:00 : 31/10/2026

“Na lini të protestojmë”, tensione para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët drejt trotuarit

19:47 : 31/10/2026

Dogana gjermane bllokon pakon me 32 lëkura pitoni, ishte nisur drejt Shqipërisë

19:38 : 31/10/2026

Thirrja e të riut në protestë: Në 28 nëntor të bashkohen të gjithë shqiptarët për çlirimin final të vendit

19:21 : 31/10/2026

Malësi e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy efektivë policie

19:07 : 31/10/2026

Muçi: Në Onkologjik mungojnë ilaçet, por shteti blen dronë 20 mijë euro për gaz lotsjellës

18:55 : 31/10/2026

Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta

18:40 : 31/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com