E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Krumë të Hasit, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.
Sipas raportimeve të policisë, ka ndërruar jetë A. Q., 46 vjeç, të cilit, teksa drejtonte një mjet sportiv, i është përmbysur aksidentalisht dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, nga ky aksident i plagosur ka mbetur vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili ka qenë pasagjer dhe ndodhet në Spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç, drejtuesi i mjetit, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Arsyet e protestës janë aty”, Hasimja: Edhe nëse ky tubim shuhet tani pas disa muajsh rikthehet sërish
Refuzoi të identifikohej dhe plagosi me thikë dy efektivë gjatë neutralizimit, arrestohet 47-vjeçari gjerman në Malësinë e Madhe
Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina
- 19:49 “Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)
- 19:22 “Arsyet e protestës janë aty”, Hasimja: Edhe nëse ky tubim shuhet tani pas disa muajsh rikthehet sërish
- 19:21 Zbriti nga makina për të vendosur trekëndëshin e emergjencës, fuoristrada i merr jetën të riut shqiptar në Itali
- 18:57 Refuzoi të identifikohej dhe plagosi me thikë dy efektivë gjatë neutralizimit, arrestohet 47-vjeçari gjerman në Malësinë e Madhe
- 18:37 Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina
- 18:31 Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë