
Roma ka marrë një fitore bindëse në javën e 10-të të Serie A, duke mposhtur Udinesen me rezultatin 5-2 dhe duke u ngjitur në kuotën e 24 pikëve. Skuadra e Gian Piero Gasperinit tashmë ndodhet vetëm një pikë larg kryesuesve Inter dhe Lazio, të cilat ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e tyre.
Verdhekuqtë e zgjidhën praktikisht takimin që në pjesën e parë. Cristante zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, pas një krosimi të Wesley. Në minutën e 31-të, Mora dyfishoi shifrat, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Malen realizoi golin e tretë.
Roma nuk u ndal me kaq. Në minutën e 37-të, Ndicka shënoi golin e katërt me kokë, duke vulosur një pjesë të parë të dominuar plotësisht nga miqtë.
Në pjesën e dytë, Udinese reagoi dhe arriti të shënonte me Zaniolon në minutën e 50-të, ndërsa Palma ngushtoi diferencën në minutën e 78-të.
Megjithatë, Roma nuk lejoi surpriza. Në minutën e 92-të, Ghilardi realizoi golin e pestë pas asistit të Castros, duke vulosur rezultatin 5-2. Për mbrojtësin ishte goli i parë në Serie A.
