Tetori Rozë sensibilizon sportistet në Durrës, ndeshje volejbolli ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit
30/10 18:37
Bashkia e Peqinit është një ndër bashkitë më të prekura nga zjarret e kësaj vere të cilat kanë shkatërruar sipërfaqe të tëra me pemtari.
Nga verifikimet e kryera, zjarret kanë prekur 345 fermerë duke shkrumbuar totalisht 8500 rrënjë ullinj.
Bashkia e Peqinit ka inventarizuar dëmet, por nuk ka asnjë mundësi financiare të kompensojë një dëm të tillë.
Në këto kushte fermerët kthjenë sytë nga shteti me shpresën e një ndihme përballë kësaj humbje të konsiderueshme. Fshatrat e prekur jetojnë kryesisht me prodhimin e vajit të ullirit.
Top Channel