Përmbyset një mjet sportiv në Has, humb jetën një kosovar dhe plagoset vëllai i tij

Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij është plagosur, pas përmbysjes së një mjeti sportiv mbrëmjen e së shtunës në Has.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj. Mjeti që drejtohej nga shtetasi A. Q., 46 vjeç, dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit.

Vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili ishte pasagjer, është dërguar në Spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika