Lajmi i fundit

LIVE/ Policia dhunë ndaj protestuesve, qytetarët marshim në disa rrugë

Aksidentohet makina sportive në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Foto ilustruese

Aksidentohet makina sportive në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

20:01, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pas përmbysjes së një mjeti sportiv në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç.

Në aksident është plagosur edhe vëllai i viktimës, V. Q., 38 vjeç.

Krumë/ Informacion paraprak

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco