E shtunë, 31 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestuesit larguan deputetët e PD, Berisha: Sot dështoi në mënyrë përfundimtare përpjekja e Edi Ramës, për të përçarë protestën

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat mbrëmjen e sotme, ka folur edhe për refuzimin që studentët u bënë deputetëve të PD-së gjatë protestës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ky ishte një skenar i Edi Ramës, i cili dështoi në mënyrë të turpshme.

Reklamë

“Sot dështoi në mënyrën më të turpshme përpjekja e Edi Ramës për të përçarë protestën në mënyrën më të neveritshme.

Ata të cilët, si punë e qorrit të tij, që deklarojnë se protestojnë për të përmirësuar Ramën, ata janë Jago të revoltës studentore.

Reklamë

Studentët e revoltuar, gjimnazistët i kanë prerë biletën Edi Ramës. Nuk besojnë kurrë se ai mund të përmirësohet.

Janë të bindur se ka kryer krime të rënda dhe duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Dhe kjo pikërisht është arsyeja e përpjekjes së dëshpëruar të tyre, për t’i izoluar studentët nga mbështetësit e vërtetë dhe të fuqishëm të tyre. Po kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Në këtë përpjekje pati dhe mjeranë të angazhuar nga policia kriminale, por që të gjithë morën përgjigjen e merituar.

Pra, mund të themi se sot Edi Rama, me puthadorët e tij, dështoi në mënyrë përfundimtare të përçajë protestën”, tha Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.