Lajmi i fundit

LIVE/ Policia dhunë ndaj protestuesve, qytetarët marshim në disa rrugë

Sky: Studentët protestojnë sërish në Tiranë: gurë dhe molotovë kundër policisë

Sky: Studentët protestojnë sërish në Tiranë: gurë dhe molotovë kundër policisë

20:15, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Grupe studentësh u mblodhën para godinës së Ministrisë së Arsimit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Gjatë protestës pati përplasje dhe tensione me forcat e rendit. Pasi u vunë flakën disa kazanëve të mbeturinave, protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotovë drejt policisë, e cila u kundërpërgjigj me autobotë uji dhe gaz lotsjellës.

Në Tiranë, grupe studentësh u mblodhën para godinës së Ministrisë së Arsimit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Gjatë protestës pati përplasje dhe tensione me forcat e rendit. Pasi u vunë flakën disa kazanëve të mbeturinave, protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotovë drejt policisë, e cila u kundërpërgjigj me autobotë uji dhe gaz lotsjellës. Më pas, turma, e pakësuar edhe për shkak të shiut të dendur, u tërhoq dhe u drejtua për nga Kryeministria, ku shpërthyen sërish trazira.

Para Kryeministrisë, disa qindra protestues hoqën pllakat e trotuarit përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës dhe i hodhën drejt forcave të rendit të vendosura para hyrjes anësore të godinës. Policia aktivizoi autobotët e ujit, ndërsa protestuesit iu përgjigjën duke hedhur molotovë.

Pas thirrjeve të përsëritura drejtuar protestuesve që të tërhiqeshin dhe të hiqnin dorë nga aktet e dhunshme, policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe tre autobotë uji. Më pas, turma u shpërnda, ndërsa shumë makina policie u pozicionuan përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit për të parandaluar grumbullime të tjera protestuesish. /Sky.it - Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco