Një Milan spektakolar në derbi, dy gola të shpejtë të kuqezinjve ndaj Interit (video)

31 Tetor 2026
21:05
Telesport
back button

Milan e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme “Derby della Madonnina”, duke shënuar dy gola të shpejtë brenda 10 minutave të para.

Supersfida në “San Siro” u zhbllokua në minutën e 4-të, ku Diego Moreira la në vend Carlos Agusto dhe krosoi në zonë, aty Christian Pulisic shënoi me kokë, duke dërguar topin në rrjetën e Josep Martinez.

Në minutën e 10-të, Moreira kroson nga këndi, Adrien Rabiot shkëputet bukur në zonë dhe shënon një gol tejet të bukur me një goditje klasi me të majtën.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit