Skip to content
31 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i parë që zyrtarizon rikandidimin për një mandat të tretë në Lezhë…

ShkodraWeb 31 October, 2026
pjerin ndreu lezhe 2026

Disa arsye dhe shumë përgjegjësi për rikandidimin më 9 maj! Më 9 maj do të rikandidoj për një mandat të tretë në krye të Bashkisë Lezhë, sepse kemi arsye të forta për të vazhduar dhe përgjegjësi edhe më të mëdha për të përmbushur! Mandati i parë, 2019–2023, ishte një betejë me vështirësi të jashtëzakonshme. Trashëguam një bashki me:

• 4.6 milionë euro borxhe.
• 1200 punonjës, ku më shumë se gjysma nuk paraqiteshin në punë.
• 12.7 milionë euro buxhet, 65% e të cilit vinte nga granti i qeverisë.
• Pagesa anormale qerash.
• 67% të buxhetit për paga dhe vetëm 17% për investime.
• Situate alarmante e mbetjeve, sidomos ne bregdet.
• infrastrukture urbane dhe rurale ne gjendje te renduar.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto, vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës u përballëm me tërmetin, më pas me pandeminë dhe krizën e tregjeve për shkak të luftës në Ukrainë. Por nuk u dorëzuam! Nuk u ankuam! U përballëm dhe punuam! Sot, pas gati 8 vitesh, Lezha flet me shifra, jo me fjalë!

• Buxheti për vitin 2027 parashikohet të arrijë 33–34 milionë euro, nga 12.7 milionë që ishte në fillim. Shifër që s’ka nevojë për koment!
• 65% e buxhetit sigurohet nga të ardhurat tona dhe vetëm 35% nga qeveria.
• 59% e buxhetit shkon për investime.
• 60% e investimeve realizohen në zonat rurale.
• Jemi ndër 4 bashkitë më të mira për projektet me donatorë.
• Mbi 250 km rrugë rurale, përfshirë projektet në vazhdim.
• Ndër bashkitë më të mira në vend për menaxhimin e mbetjeve.
• Hapa cilësorë në turizëm, sport, çështje sociale, art, kulturë dhe trashëgimi kulturore.
• Përmirësime të rëndësishme në ujësjellës, kanalizime dhe në 900 km kanale ujitëse e kulluese.

Nga një bashki që mezi përballonte shpenzimet, në një bashki që investon, zhvillohet dhe projekton të ardhmen! Nuk po zgjatem më shumë. Nuk pretendoj se kemi bërë gjithçka dhe as se gjithçka është perfekte. Por kush e njeh Lezhën e vitit 2019 dhe sheh Lezhën e sotme, e kupton ndryshimin!

Kemi ende shumë për të bërë! Kemi projekte të mëdha në zbatim, punë të nisura që duhen përfunduar dhe sfida të reja që kërkojnë përkushtim e përgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, kemi një skuadër të jashtëzakonshme djemsh e vajzash lezhjanë, socialistë, demokratë e pa parti, që punojnë së bashku me një përkushtim të pashoq. Kjo është forca jonë!

E di që ka shumë që nuk na pëlqejnë. Por ka edhe më shumë që na besojnë, na mbështesin dhe na japin forcë të ecim përpara! Pikërisht këtij besimi i detyrohemi më shumë punë, më shumë rezultate dhe më shumë përgjegjësi!

Mandati i tretë nuk është kërkesë për një privilegj. Është angazhim për të përfunduar atë që kemi nisur dhe për ta çuar Lezhën edhe më përpara! Ne do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithëve, edhe atyre që nuk na duan. Sepse Bashkia është e të gjithëve dhe puna jonë u përket të gjithëve!

Ndërsa ata që nuk na duan, do të duhet të na durojnë edhe katër vite të tjera… duke punuar! Më 9 maj, le të flasin qytetarët! Ne kemi çfarë të tregojmë dhe dimë çfarë kemi ende për të bërë! /Nga Pjerin NDREU, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: INTERVISTA – “Vllaznia Elite Campus”, Alban Xhaferi zbulon “ëndrrën” e tij 3D me “AI” në Malësi të Madhe…

TË FUNDIT

alban xhaferi vllaznia elite campus 2026

INTERVISTA – “Vllaznia Elite Campus”, Alban Xhaferi zbulon “ëndrrën” e tij 3D me “AI” në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 31 October, 2026
policia malesi madhe naten3

“Çmendet” shoferi gjerman në aksin Hani i Hotit- Shkodër, plagos me thikë 2 efektivë policie…

ShkodraWeb 31 October, 2026
erjon vishkulli 2026

“Po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme”, dëmtoi syrin në protestë, reagon sërish Erjon Vishkulli

ShkodraWeb 31 October, 2026

TË FUNDIT

  • Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i parë që zyrtarizon rikandidimin për një mandat të tretë në Lezhë… 31 October, 2026
  • INTERVISTA – “Vllaznia Elite Campus”, Alban Xhaferi zbulon “ëndrrën” e tij 3D me “AI” në Malësi të Madhe… 31 October, 2026
  • “Çmendet” shoferi gjerman në aksin Hani i Hotit- Shkodër, plagos me thikë 2 efektivë policie… 31 October, 2026
  • “Po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme”, dëmtoi syrin në protestë, reagon sërish Erjon Vishkulli 31 October, 2026
  • EMRAT – Lista me 31 të pandehurit e dosjes Balluku e akuzat, mes tyre 5 ndërtues e 2 firma private… 31 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 31 tetor 2026… 31 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 31 tetor 2026… 31 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 31 tetor 2026… 31 October, 2026
  • NGA BESIM NDREGJONI – Iku xhelati që projektoi Kushtetutën e 1976…! 30 October, 2026
  • Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027, nuk ka surpriza, votohet me 9 maj… 30 October, 2026
  • VIDEO – Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë 30 October, 2026
  • VIDEO – Policia kap 56.7 kg kanabis në Vau Dejës, vihen në pranga nga uniformat blu 4 persona… 30 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjerin ndreu lezhe 2026

Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i parë që zyrtarizon rikandidimin për një mandat të tretë në Lezhë…

ShkodraWeb 31 October, 2026
alban xhaferi vllaznia elite campus 2026

INTERVISTA – “Vllaznia Elite Campus”, Alban Xhaferi zbulon “ëndrrën” e tij 3D me “AI” në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 31 October, 2026
policia malesi madhe naten3

“Çmendet” shoferi gjerman në aksin Hani i Hotit- Shkodër, plagos me thikë 2 efektivë policie…

ShkodraWeb 31 October, 2026
erjon vishkulli 2026

“Po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme”, dëmtoi syrin në protestë, reagon sërish Erjon Vishkulli

ShkodraWeb 31 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.