“E përfaqësoj PD-në për programin, jo për kultin e individit”, deputeti Ndoja: I shërbej vendit tim
Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që po zhvillohet prej 19 ditësh në Tiranë, duke theksuar se ajo që duhet tani është largimi i qeverisë aktuale.
Ndoja u ndal edhe çështjet brenda opozitës, duke theksuar se ai personalisht nuk është pjesë e kultit të individit, por mbështet përfaqësimin politik mbi bazën e programit.
“Edhe unë personalisht e mbështes totalisht protestën. Kushdo që të dali në shesh, mjafton që kjo qeveri të bie sepse nuk i shërben më vendit tim
Unë nuk kam lidhje fare me kultin e individit. Unë kam një vit në politikë. Nuk dua të ndahem nga ekipi ku jam. E kam përfaqësuar fanelën e Partisë Demokratike, do e përfaqësoj prapë. Sigurisht mbi bazën e programit jo kultit të individit. Kam pasur fatin që të jem dhe listë e hapur edhe të përballem me votën drejtpërdrejtë të elektoratit dhe deri më sot kam mbajtur një qëndrim që në këndvështrimin tim ka qenë i duhuri.
Unë i shërbej vendit tim me kontribut profesional intelektual. Kam dëshirë të bëj atë ndarjen mes përgjegjësisë politike dhe përgjegjësisë qeverise. Problemi që kanë shqiptarët me dy liderat sot është pikërisht marrëveshja e vitit 2008, pra atë kanë problem shqiptarët”, theksoi Ndoja.
Ai vuri në dukje rëndësinë e listave të hapura, të cilat sipas tij do të rrisnin cilësinë e përfaqësimit në Parlament.
“Në qoftë se ne do shkojmë drejt listave të hapura kjo do e rriste nivelin e përfaqësimit politik të njerëzve. Për mendimin tim do kishte edhe më intelektualë të spikatur por edhe me njerëz me përkrahje më të gjerë sociale”, tha ai.
“Protesta është e popullit”, studentja: Jemi në shesh për të shprehur pakënaqësitë tona
Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai
- 21:26 “Protesta është e popullit”, studentja: Jemi në shesh për të shprehur pakënaqësitë tona
- 20:23 Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
- 20:18 Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë
- 20:01 E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai
- 19:49 “Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)
- 19:22 “Arsyet e protestës janë aty”, Hasimja: Edhe nëse ky tubim shuhet tani pas disa muajsh rikthehet sërish