Hamilton siguron “pole position” në Meksikë, ndjekin Russell e Leclerc, Antonelli mendon për garën e titullin

31 Tetor 2026
23:17
Telesport
back button

Lewis Hamilton me Ferrari siguroi “pole position” mbrëmjen e së shtunës në Meksikë. Piloti britanik dha kohën 1’16”514, duke qenë më i shpejti në pistë. Kjo është hera e parë për Hamilton që siguron “pole” me makinën italiane.

Në vendin e dytë u rendit britaniku tjetër George Russell me Mercedes, me vetëm 9 të mijëtat më i avashtë. Paraqitja e mirë e Ferrari në pistën meksikane konfirmohet edhe nga vendi i tretë i Charles Leclerc me makinën tjetër.

Ai do ta ndajë vijën e dytë bashkë me Max Verstappen (Red Bull), që synonte “pole”, por në xhiron e fundit u detyrua të bllokonte gomat. Vetëm i pesti italiani Kimi Antonelli me Mercedes, që në këtë garë mund të shpallet kampion për pilotë në Formula 1.

Në “top-10” u klasifikuan edhe Lando Norris, Isack Hadjar, Liam Lawson, Arvid Lindblad dhe Pierre Gasly. Ai që zhgënjeu në këto prova zyrtare ishte australiani Oscar Piastri me makinën McLaren, që u rendit i 13-ti, shumë larg më të mirëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit