Kimi Antonelli ka gjasa të mëdha të shpallet për herë të parë kampion bote në Formula 1 mbrëmjen e sotme. Kjo sepse piloti italian i ‘Mercedes’ rregjistroi kohën e 4 më të mirë në provat e Çmimit të Madh të Meksikës, që do të thotë se do të niset nga vija e dytë e ‘startit’. Kjo në një kohë kur i nevojiten vetëm 2 pikë për t’u shpallur kampion bote për pilot ose e përkthyer ndryshe mjafton të renditet nga vendi i parë deri në të nëntin.

Antonelli kryeson renditjen me 365 pikë, 123 më shumë se George Russell dhe 124 më shumë se Leëis Hamilton.

Ndërkohë, protagonisti i madh i kualifikimeve ishte Lewis Hamilton, i cili rikthehet në pole-position pas plot tre vitesh. Britaniku regjistroi kohën 1:16.514, duke i dhuruar Ferrarit një nisje nga vendi i parë dhe duke ndërprerë pritjen e gjatë për një pole në një garë të zakonshme të Formula 1.

Në krah të Hamiltonit do të jetë George Russell, vetëm nëntë të mijëtat më i ngadaltë, ndërsa Charles Leclerc siguroi vendin e tretë. Antonelli do të niset i katërti, përpara Max Verstappen, i cili u penalizua me një pozicion në grilën e nisjes.

Kështu, gara e Meksikës mund të jetë historike për talentin italian, që është vetëm një hap larg kurorës së parë botërore. Në rast se ia del Antonelli do të bëhet kampioni më i ri në botën e Formula 1 në histori. 20-vjeçari do ta thyente me gati 3 vite rekordin e Max Verstappen, ndërsa gara e Meksikës është parashikuar të nisë sonte në orën 21:00.