Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në një aksident me një mjet sportiv të shtunën në mbrëmje në zonën e Hasit në Shqipëri.
Siç kanë shkruar mediat në Shqipëri, bazuar në raportimin e policisë, 46-vjeçari A.Q. është përmbysur me mjetin sportiv dhe nuk u ka mbijetuar lëndimeve.
I lënduar ka mbetur vëllai i tij, V.Q.. Ai po trajtohet në Spitalin e Kukësit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç, drejtuesi i mjetit, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Vdiq 38-vjeçari nga Kosova, u aksidentua me motor në Shqipëri
-
Vdes një shtetas i Kosovës pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Milot
-
Zbriti nga autobusi, burri nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
-
Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një këmbësor
-
Vdiq një person, u aksidentua me motoçikletë