
Shqipëria pritet të përfshihet këtë të diel nga mot i ndryshueshëm, me vranësira, kthjellime të herëpashershme dhe reshje lokale shiu. Në veri dhe verilindje, parashikohen reshje me ndërprerje në Shkodër dhe Kukës. Në juglindje, Korça pritet të ketë shi gjatë paradites dhe vranësira në pjesën tjetër të ditës, me temperatura rreth 7–11°C.
Në Tiranë, temperaturat do të luhaten nga rreth 11°C në mëngjes deri në 18°C në mesditë. Paraditja do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa reshje shiu priten rreth orëve 14:00–15:00. Në mbrëmje parashikohen kthjellime të pjesshme dhe ulje e temperaturave në 12–14°C.
Në bregdet, Durrësi dhe Vlora do të kenë alternime vranësirash e kthjellimesh, të shoqëruara me reshje të herëpashershme. Temperaturat gjatë ditës do të arrijnë rreth 17°C. Në Gjirokastër priten kthjellime gjatë paradites dhe reshje lokale pasdite e në mbrëmje, ndërsa temperatura më e lartë do të jetë rreth 16°C.
