Një dokument me emrat e 20 paramilitarëve serbë u gjet në nëntor të vitit 1999, në banesën e Sabit Krasniqit, në Kishnicë, pranë Prishtinës.
Sipas dëshmive nga burime të ndryshme, kjo strukturë kishte ngritur një shtab operativ paramilitar dhe prej aty niseshin aksione kundër civilëve shqiptarë në zona të ndryshme të Kosovës.
Të lidhura
None found
Të dhënat e shënuara në listë, përfshirë emrat, mbiemrat dhe adresat, tregojnë se pjesa më e madhe e tyre ishin nga Kosova. Përjashtim bënte një person me origjinë nga Kurshumlia.
Disa prej personave të përmendur dyshohet se kanë marrë pjesë edhe në krime në Kishnicë. Për masakrën kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, të cilët arritën të mbijetonin.
Emrat e përfshirë në listë janë:
Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
Iliq Stalin – Velko
Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
Jovan Karaxhiq, Kishnicë
Goran Trajkoviq, Kishnicë
Boban Trajkoviq, Kishnicë
Dejan Trajkoviq, Kishnicë
Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
Petar Saveliq, Kishnicë
Mile Bulajiq, Kishnicë
Gjorgje Bulajiq, Kishnicë
Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
Dragan Mitiq – Burdo, Kishnicë
Dragan Miliq, Kishnicë
Zoran Trajkoviq, Kishnicë
Mike Iliq, Graçanicë
Dushan Iliq, Graçanicë





