Kryeministri Rama ka vënë sërish ftesat për dialog tek guri para zyrës së tij.
Si çdo ditë tjetër, në një tryezë të gurtë të vendosur përpara sheshit të kryeministrisë, janë vendosur fletët me mbishkrimin “dialog”.
Rama e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga qeveria, pavarësisht protestave kundër tij, ndërsa nga ana tjetër protestuesit janë shprehur se protestat do të vijojnë deri në largimin e Ramës.













