Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat për koston e jetesës përshkallëzohen në Gjermani! Plaçkitje dhe përplasje me policinë në Frankfurt

    Tronditëse në Qipro/ 43-vjeçari sirian zhvati partneren e tij, e vrau dhe e hodhi në pus

    Rama nuk heq dorë, sërish ftesë studentëve për dialog

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tronditëse në Qipro/ 43-vjeçari sirian zhvati partneren e tij, e vrau dhe e hodhi në pus
    Botë

    Tronditëse në Qipro/ 43-vjeçari sirian zhvati partneren e tij, e vrau dhe e hodhi në pus

    November 1, 2026
    Tronditëse në Qipro/ 43-vjeçari sirian zhvati partneren e tij, e vrau dhe e hodhi në pus

    Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Limasol të Qipros, ku një 43-vjeçar sirian dyshohet se ka vrarë partneren e tij 61-vjeçare, Olga Vasilieva, dhe më pas ka hedhur trupin e saj në një pus në zonën malore të Saittas.

    Burri pranoi para hetuesve autorësinë e krimit dhe i çoi ata në vendin ku kishte fshehur trupin e viktimës, e cila ishte shpallur e zhdukur më 28 tetor. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se motivi i vrasjes lidhet me përfitimin financiar, pasi 43-vjeçari i kishte marrë para gruas përmes mashtrimit, duke pretenduar se i nevojiteshin për të dëmshpërblyer një person pas një aksidenti automobilistik.

    Ai i kishte kërkuar shuma nga 15 mijë deri në 20 mijë euro, ndërsa i kishte dhuruar edhe një gjerdan të falsifikuar, të cilin e kishte paraqitur si bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro. Dyshimet për zhdukjen e Olgës u shtuan pasi qeni i saj lehte vazhdimisht në apartament, ndërsa pronarja nuk shfaqej, dhe një fotografi e siguruar nga djali i saj, ku 43-vjeçari shihej me kafshën, ndihmoi policinë të identifikonte të dyshuarin.

    Ekzaminimet e para mjeko-ligjore zbuluan një dëmtim në kokën e viktimës, që dyshohet se është shkaktuar nga një objekt i fortë, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia. Hetuesit po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë, ku një person shihet duke vendosur diçka në bagazhin e një automjeti, si dhe tërheqjet e shumave të konsiderueshme nga llogaritë bankare të 61-vjeçares.

    I dyshuari u arrestua në aeroportin e Larnakës, teksa përgatitej të udhëtonte drejt Bejrutit, pasi kishte blerë biletën në orët e para të 29 tetorit, dhe pritet të dalë para gjykatës për akuzën e vrasjes me paramendim.

    43-vjeçari sirian aktualitet Dhunë ndaj grave dhunë në familje Femicid hetimet policore krim i rëndë kronikë e zezë lajme ndërkombëtare ngjarje kriminale partnerja Qipro vrasje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat për koston e jetesës përshkallëzohen në Gjermani! Plaçkitje dhe përplasje me policinë në Frankfurt

    November 1, 2026

    Tronditëse në Qipro/ 43-vjeçari sirian zhvati partneren e tij, e vrau dhe e hodhi në pus

    November 1, 2026

    Rama nuk heq dorë, sërish ftesë studentëve për dialog

    November 1, 2026

    Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, Pjerin Ndreu deklaron rikandidimin për Bashkinë e Lezhës

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.