Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat për koston e jetesës përshkallëzohen në Gjermani! Plaçkitje dhe përplasje me policinë në Frankfurt

    Tronditëse në Qipro/ 43-vjeçari sirian zhvati partneren e tij, e vrau dhe e hodhi në pus

    Rama nuk heq dorë, sërish ftesë studentëve për dialog

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, Pjerin Ndreu deklaron rikandidimin për Bashkinë e Lezhës
    Lajmet e fundit

    Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, Pjerin Ndreu deklaron rikandidimin për Bashkinë e Lezhës

    November 1, 2026
    Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, Pjerin Ndreu deklaron rikandidimin për Bashkinë e Lezhës

    Kryebashkiaku aktual i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka rikonfirmuar kandimimin e tij nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027.

    Ndreu bëhet kështu kryebashkiaku i parë që rikonfirmon kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Pjerin Ndreu, i cili e drejton Bashkinë e Lezhes prej dy mandatesh dhe tashmë do të synojë fitoren edhe për një mandat tjetër, ka renditur edhe disa arsye për rikandidimin e tij.

    Ai thekson se Lezha, nga një bashki që mezi përballonte shpenzimet, është kthyer sëfundmi në një bashki që investon, zhvillohet dhe projekton të ardhmen.

    Në përfundim Ndreu thekson se Bashkia Lezhë ka projekte të mëdha në zbatim, punë të nisura që sipas tij duhen përfunduar dhe ‘sfida të reja që kërkojnë përkushtim e përgjegjësi.’

    Postimi i kryebashkiakut Pjerin Ndreu:

    Disa arsye dhe shumë përgjegjësi për rikandidimin më 9 maj!

    Më 9 maj do të rikandidoj për një mandat të tretë në krye të Bashkisë Lezhë, sepse kemi arsye të forta për të vazhduar dhe përgjegjësi edhe më të mëdha për të përmbushur!

    Mandati i parë, 2019–2023, ishte një betejë me vështirësi të jashtëzakonshme.

    Trashëguam një bashki me:

    • 4.6 milionë euro borxhe.

    • 1200 punonjës, ku më shumë se gjysma nuk paraqiteshin në punë.

    • 12.7 milionë euro buxhet, 65% e të cilit vinte nga granti i qeverisë.

    • Pagesa anormale qerash.

    • 67% të buxhetit për paga dhe vetëm 17% për investime.

    • Situate alarmante e mbetjeve, sidomos ne bregdet.

    • infrastrukture urbane dhe rurale ne gjendje te renduar.

    Dhe sikur të mos mjaftonin këto, vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës u përballëm me tërmetin, më pas me pandeminë dhe krizën e tregjeve për shkak të luftës në Ukrainë.

    Por nuk u dorëzuam! Nuk u ankuam! U përballëm dhe punuam!

    Sot, pas gati 8 vitesh, Lezha flet me shifra, jo me fjalë!

    • Buxheti për vitin 2027 parashikohet të arrijë 33–34 milionë euro, nga 12.7 milionë që ishte në fillim. Shifër që s’ka nevojë për koment! 0 Borxhe!

    • 65% e buxhetit sigurohet nga të ardhurat tona dhe vetëm 35% nga qeveria.

    • 59% e buxhetit shkon për investime.

    • 60% e investimeve realizohen në zonat rurale.

    • Jemi ndër 4 bashkitë më të mira për projektet me donatorë.

    • Mbi 250 km rrugë rurale, përfshirë projektet në vazhdim.

    • Ndër bashkitë më të mira në vend për menaxhimin e mbetjeve.

    • Hapa cilësorë në turizëm, sport, çështje sociale, art, kulturë dhe trashëgimi kulturore.

    • Përmirësime të rëndësishme në ujësjellës, kanalizime dhe në 900 km kanale ujitëse e kulluese.

    Nga një bashki që mezi përballonte shpenzimet, në një bashki që investon, zhvillohet dhe projekton të ardhmen!

    Nuk po zgjatem më shumë. Nuk pretendoj se kemi bërë gjithçka dhe as se gjithçka është perfekte. Por kush e njeh Lezhën e vitit 2019 dhe sheh Lezhën e sotme, e kupton ndryshimin!

    Kemi ende shumë për të bërë! Kemi projekte të mëdha në zbatim, punë të nisura që duhen përfunduar dhe sfida të reja që kërkojnë përkushtim e përgjegjësi.

    Dhe mbi të gjitha, kemi një skuadër të jashtëzakonshme djemsh e vajzash lezhjanë, socialistë, demokratë e pa parti, që punojnë së bashku me një përkushtim të pashoq. Kjo është forca jonë!

    E di që ka shumë që nuk na pëlqejnë. Por ka edhe më shumë që na besojnë, na mbështesin dhe na japin forcë të ecim përpara!

    Pikërisht këtij besimi i detyrohemi më shumë punë, më shumë rezultate dhe më shumë përgjegjësi!

    Mandati i tretë nuk është kërkesë për një privilegj. Është angazhim për të përfunduar atë që kemi nisur dhe për ta çuar Lezhën edhe më përpara!

    Ne do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithëve, edhe atyre që nuk na duan. Sepse Bashkia është e të gjithëve dhe puna jonë u përket të gjithëve!

    Ndërsa ata që nuk na duan, do të duhet të na durojnë edhe katër vite të tjera… duke punuar!

    Më 9 maj, le të flasin qytetarët! Ne kemi çfarë të tregojmë dhe dimë çfarë kemi ende për të bërë!

    9 maj 2027 Bashkia Lezhë Fushatë elektorale Kandidatë për kryetar bashkie lajme politike Lezhë Partia Socialiste Pjerin Ndreu politikë Rikandidim shqipëri Zgjedhje vendore Zgjedhjet lokale 2027
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat për koston e jetesës përshkallëzohen në Gjermani! Plaçkitje dhe përplasje me policinë në Frankfurt

    November 1, 2026

    Tronditëse në Qipro/ 43-vjeçari sirian zhvati partneren e tij, e vrau dhe e hodhi në pus

    November 1, 2026

    Rama nuk heq dorë, sërish ftesë studentëve për dialog

    November 1, 2026

    Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, Pjerin Ndreu deklaron rikandidimin për Bashkinë e Lezhës

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.