Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat për koston e jetesës përshkallëzohen në Gjermani! Plaçkitje dhe përplasje me policinë në Frankfurt

    Tronditëse në Qipro/ 43-vjeçari sirian zhvati partneren e tij, e vrau dhe e hodhi në pus

    Rama nuk heq dorë, sërish ftesë studentëve për dialog

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat për koston e jetesës përshkallëzohen në Gjermani! Plaçkitje dhe përplasje me policinë në Frankfurt
    Botë

    Protestat për koston e jetesës përshkallëzohen në Gjermani! Plaçkitje dhe përplasje me policinë në Frankfurt

    November 1, 2026
    Protestat për koston e jetesës përshkallëzohen në Gjermani! Plaçkitje dhe përplasje me policinë në Frankfurt

    Protestat masive kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani, të cilat gjatë ditës u zhvilluan kryesisht në mënyrë paqësore, u përshkallëzuan në akte dhune mbrëmjen e së shtunës. Në qendër të Frankfurtit, protestuesit plaçkitën dyqane dhe u përleshën me policinë, ndërsa incidente të ngjashme u raportuan edhe në Berlin, Këln dhe Hamburg.

    BBC shkruan se Policia përdori edhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmat, pasi disa protestues hodhën fishekzjarrë, gurë dhe shishe në drejtim të forcave të rendit dhe shërbimeve të emergjencës.

    Mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, iu bashkuan protestave të organizuara nga grupimi rinor “Gen Z regelt”, që përkthehet “Gjenerata Z merr situatën në dorë”. Protestuesit kundërshtuan financimin e pamjaftueshëm të shkollave, rritjen e kostos së jetesës, shkurtimet e shpenzimeve publike dhe rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

    Protestat në Gjermani vijnë pas demonstratave të ngjashme të zhvilluara në Francë, ku vetëm të shtunën dolën në rrugë më shumë se 320 mijë persona.

    Sipas agjencisë së lajmeve AFP, policia mbylli një pjesë të madhe të rrugës kryesore tregtare në Frankfurt, pas incidenteve të dhunshme. Një zëdhënës i policisë konfirmoi se në qytet u kryen një numër i madh arrestimesh.

    Autoritetet në Frankfurt, Mynih dhe Berlin raportuan pjesëmarrjen e deri në 18 mijë protestuesve, rreth gjysmën e numrit të parashikuar nga organizatorët. Megjithatë, mediat gjermane raportojnë se në disa qytete të vendit protestuan dhjetëra mijëra persona.

    Zëdhënësja e grupimit organizator, Lina Friedrich, deklaroi se qëllimi i protestave ishte mbrojtja e paqes dhe lirisë, dhe jo lufta apo detyrimi.

    “Për ne, më e rëndësishmja është mbështetja më e mirë për sistemin shëndetësor dhe atë arsimor. Ne jemi kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe kërkojmë një shpërndarje më të drejtë të barrës ekonomike”, u shpreh ajo.
    Megjithëse tubimet gjatë ditës u zhvilluan kryesisht paqësisht, situata ndryshoi me rënien e mbrëmjes.

    Policia e Frankfurtit njoftoi përmes një postimi në platformën X se në qendër të qytetit po zhvilloheshin trazira të dhunshme. Sipas autoriteteve, disa dyqaneve u ishin thyer vitrinat, ndërsa ndaj shërbimeve të emergjencës ishin hedhur edhe kokteje molotov.

    Në përditësimet e mëvonshme, policia bëri të ditur se ishte thyer edhe vitrina e një dyqani armësh. Pas arrestimit të një të dyshuari, autoritetet sekuestruan dy armë.

    Ministri i Brendshëm i landit të Hessenit, Roman Poseck, deklaroi se rreth 100 persona, të identifikuar si ekstremistë të majtë, kishin depërtuar në protestën e zhvilluar në Frankfurt.

    Ai i cilësoi zhvillimet e mbrëmjes si të turpshme, duke paralajmëruar kundër përsëritjes në Gjermani të skenave të dhunës të regjistruara së fundmi në Francë.

    “Pamjet nga Franca janë ende në mendjen tonë: plaçkitje, ndërtesa dhe automjete policie të djegura, si dhe sulme ndaj efektivëve të policisë. Franca nuk duhet të shërbejë si model në këtë drejtim”, deklaroi Poseck.

    aktualitet Demonstrata Dhunë Frankfurt gjermani kostoja e jetesës kriza ekonomike lajme ndërkombëtare pakënaqësi qytetare përplasje me policinë Plaçkitje protesta siguria publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat për koston e jetesës përshkallëzohen në Gjermani! Plaçkitje dhe përplasje me policinë në Frankfurt

    November 1, 2026

    Tronditëse në Qipro/ 43-vjeçari sirian zhvati partneren e tij, e vrau dhe e hodhi në pus

    November 1, 2026

    Rama nuk heq dorë, sërish ftesë studentëve për dialog

    November 1, 2026

    Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, Pjerin Ndreu deklaron rikandidimin për Bashkinë e Lezhës

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.