Kryeministri Rama ka vënë sërish ftesat tek guri para zyrës së tij.
Por, pavarësisht ftesës së përsëritur të kreut të qeverisë, studentët kanë zgjedhur të mos e pranojnë dialogun, duke mbajtur qëndrimin e tyre kundërshtues.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar sërish imazhin e gurit të vendosur para Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur disa “ftesa” për dialog.
Por studentët dhe rinia kanë refuzuar kategorikisht këtë opsion, duke e bërë të qartë se kërkesa e tyre është e panegociueshme, dorëheqja e Edi Ramës.
© SYRI.net