Një rast grabitjeje është raportuar në rrugën “Tefta Tashko” në Gjilan.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor 2026, rreth orës 20:40.


Një person i dyshuar me forcë ia ka marrë çantën e krahut një gruaje dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/