Votuesit e Komunës së Bërvenicës po votojnë sot në balotazhin për kryetar komune. Në garë janë Stojanço Radiçevski, i mbështetur nga OBRM-PDUKM, dhe Arkin Jahiji, kandidat i koalicionit AKI.
Në listat zgjedhore figurojnë 16.256 votues, të cilët votojnë në 24 qendra të vendosura në 10 vendbanimet e komunës.
Të lidhura
None found
Në votimin e raundit të parë, më 18 tetor, Radiçevski mori 2.945 vota, përkatësisht 38,89 për qind. Jahiji u rendit pas tij me 2.152 vota ose 28,42 për qind. Jakup Huseini nga VLEN-i siguroi 1.529 vota (20,19%), ndërsa kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, mori 707 vota (9,34%).
Komunën e Bërvenicës e përbëjnë Bërvenica, Radiovca, Çellopeku, Miletina, Tenova, Gurgurnica, Sedllarca e Poshtme, Stençë, Vollkovi dhe Bllaca.








