Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

1 Nëntor 2026 | 09:34

Presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rrezikut nga thatësirat dhe përmbytjet që lidhen me fenomenin klimatik El Niño.

Masa synon të mundësojë mobilizimin e burimeve shtesë dhe ekipeve të emergjencës në zonat më të prekura nga kushtet ekstreme atmosferike.

Në një fjalim drejtuar qytetarëve, presidenti Paz deklaroi se autoritetet po bëjnë përpjekje për të minimizuar pasojat e asaj që është cilësuar si një episod potencialisht shumë i fuqishëm i fenomenit El Niño.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), El Niño pritet të forcohet edhe më tej gjatë javëve në vijim, të arrijë kulmin në dhjetor dhe të vijojë të ndikojë deri në muajin shkurt.

Fenomeni klimatik shoqërohet me ndryshime të temperaturave dhe modeleve të reshjeve, duke rritur rrezikun për ngjarje ekstreme si thatësirat, përmbytjet dhe valët e të nxehtit në rajone të ndryshme të botës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri të regjistruar të shtunën...
09:27 | 01/11/2026

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter ka goditur Japoninë në orët e para të mëngjesit të sotëm, bëri të ditur Qendra Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare...
09:19 | 01/11/2026

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kthimi i mundshëm i Vladimir Putinit në samitin e G20-ës në Florida në dhjetor rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë në Ukrainë, tha...
20:18 | 31/10/2026