Milani triumfon në derbi ndaj Interit, Moreira heroi i mbrëmjes me një gol dhe dy asiste
Milani ka fituar derbin e qytetit ndaj Interit me rezultatin 3-1, në kuadër të javës së 10-të të Serie A, në një ndeshje ku shkëlqeu Diego Moreira, protagonist me dy asiste dhe një gol spektakolar nga goditja e dënimit.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 4-t, me anë të Christian Pulisic, pas një asistimi të Moreiras. Në minutën e 10-të, Adrien Rabiot dyfishoi shifrat, sërish pas një aksioni të krijuar nga Moreira.
Interi reagoi dhe ngushtoi diferencën në minutën e 22-të me Alessandro Bastonin, por në fundin e pjesës së parë, Moreira realizoi golin e tretë për Milanin me një goditje të shkëlqyer dënimi, duke vulosur fitoren 3-1.
Në pjesën e dytë, Interi tentoi të rikthehej në lojë, por Milani administroi me sukses avantazhin deri në vërshëllimën finale.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Interi mbetet me 25 pikë në renditjen e kampionatit.
Mourinho reagon për polemikën e Mbappes me Kinën
Drejtori i Juventusit paralajmëron lojtarët dhe u jep një ultimatum
Bashkëshortja e Cucurellas i shpëton tragjedisë
- 09:27 Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur
- 09:19 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:14 Aksident në rrugën e Voskopojës, 41-vjeçari në gjendje të rëndë
- 22:01 Ndoja debat me Qiraxhin: Zgjidhja do të jetë te kodi zgjedhor, aktivisti: Një alternativë e re mund të rrëzojë autokracinë
- 21:48 “Autokratët s’bien me votë”, aktivisti Qiraxhi: Në Serbi u deshën 18 muaj për të bërë një listë
- 21:29 “E përfaqësoj PD-në për programin, jo për kultin e individit”, deputeti Ndoja: I shërbej vendit tim