Molotovë dhe përplasje me policinë gjatë protestës në Tiranë, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

1 Nëntor 2026 | 09:43

Gjashtë persona janë arrestuar, tre të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa dy janë shpallur në kërkim pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë.

Sipas Policisë, gjatë protestës, disa persona kundërshtuan dhe goditën punonjësit e uniformave blu me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Gjithashtu, ata bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.

Në pranga kanë rënë katër shtetas të moshës 18 deri në 38 vjeç, mes tyre edhe një shtetas i huaj, si dhe dy të mitur.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar bomba molotov, të cilat iu gjetën dy prej të arrestuarve.

Ndërkohë, hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për disa vepra penale, mes tyre vrasja e punonjësit të Policisë e mbetur në tentativë, kundërshtimi i punonjësve të Policisë, pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, pengimi i qarkullimit, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe shkelja e rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në rrugën e Voskopojës, 41-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në mesnatë në rrugën e Voskopojës, ku një 41-vjeçar nga fshati Gjonomadh është përplasur nga një automjet. Si...
09:14 | 01/11/2026

Ndoja debat me Qiraxhin: Zgjidhja do të jetë te kodi zgjedhor, aktivisti: Një alternativë e re mund të rrëzojë autokracinë

Aktivisti Migen Qiraxhi ka zhvilluar një diskutim me deputetin e Partisë Demokratike, Arian Ndoja, ku në fokus kanë qenë protestat në vend , rolin e...
22:01 | 31/10/2026

“Autokratët s’bien me votë”, aktivisti Qiraxhi: Në Serbi u deshën 18 muaj për të bërë një listë

Aktivisti Migen Qiraxhi, i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review me Greta Topjana në Euronews, ka analizuar protestën studentore dhe përplasjen e saj me...
21:48 | 31/10/2026