Amorim triumfon ndaj Interit dhe befason me deklaratën: “Tifozët nuk janë budallenj” 01/11 01:42
Paraqitja shumë e dobët e Interit në Derbin e Madonninës i shoqërua me një kontestim të tifozëve ultras të skuadrës zikaltër.
Këta të fundit permes një banderole shfaqën pakënaqësinë ndaj një skuadre të mefshtë, pa bindje, pa zemërim dhe të papërqendruar në fushën e lojës. E për më tepër, në përfundim të ndeshjes iu drejtua menjëherë tunelit që të çon në dhomat e zhveshjes pa përshëndetur e pa kërkuar ndjesë të gjithë atyre që u përpoqën ta mbështesnin deri në fund.
‘Një derbi i humbur pa luajtur fare. Nuk kishit as kurajon për të na përshëndetur’-lexohet në banderolën e shpalosur nga tifozët ultras të kampionëve të Italisë që në këtë mënyrë shfaqën pakënaqësinë e madhe të tyre.

Top Channel