Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.11.2026, 10:00
Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Aksidenti është regjistruar rreth mesnatës, ndërsa i dëmtuari është banues në fshatin Gjonomadh.
Për shkak të plagëve të marra, 41-vjeçari është transportuar drejt Tiranës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR