E diel, 1 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me tritol në Tufinë, Policia identifikon autorin e dyshuar
Lajme

Shpërthim me tritol në Tufinë, Policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e dyshuar lënde plasëse ka tronditur zonën e Tufinës në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele. Lënda plasëse është vendosur në tarracën e një dyqani lulesh, ndërsa fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacionit paraprak, shpërthimi është regjistruar rreth orës 02:45 të datës 1 nëntor 2026. Biznesi ku ndodhi incidenti është në pronësi të një 65-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.K.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e biznesit, ndërsa rrethanat dhe motivet e këtij akti mbeten ende të paqarta.

Policia bën me dije se, pas veprimeve të para hetimore, ka arritur të identifikojë personin e dyshuar si autor të ngjarjes. Megjithatë, identiteti i tij nuk është bërë publik, për shkak se hetimet janë ende në zhvillim.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon mbledhjen e provave dhe kryerjen e veprimeve të nevojshme për të dokumentuar plotësisht ngjarjen, si dhe për të zbardhur arsyet që çuan në vendosjen e lëndës plasëse në tarracën e dyqanit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në zonën e Tufinës, në tarracën e një dyqani lulesh në pronësi të shtetasit A.K., rreth 65 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.