Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të ditës së sotme në tarracën e një dyqani lulesh në zonën e Tufinës.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, ndërsa shkaqet ende nuk bëhen me dije.
“Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij”, njofton policia.
Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.










