Katër të mitur mes të shoqëruarve në protestë, Avokati i Popullit kërkon verifikim të ndërhyrjes së policisë

1 Nëntor 2026 | 11:16

Avokati i Popullit ka kërkuar verifikimin e plotë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar më 31 tetor përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku pati përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.

Pas monitorimit të situatës dhe inspektimit në disa komisariate të kryeqytetit, institucioni ka konstatuar përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga katër automjete të posaçme të policisë.

Sipas raportit, gjatë protestës janë shoqëruar gjithsej nëntë persona, gjashtë në Komisariatin nr. 1 dhe tre në Komisariatin nr. 3. Mes tyre ishin edhe katër të mitur.

Gjatë verifikimeve, katër të rritur të shoqëruar në Komisariatin nr. 1 kanë deklaruar se ishin kalimtarë dhe nuk kishin marrë pjesë në protestë. Ndërkohë, dy prej të miturve janë intervistuar në prani të psikologut dhe përfaqësuesve të Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, ndërsa familjarët e tyre janë njoftuar.

Një tjetër problematikë e evidentuar nga Avokati i Popullit është mungesa e një sistemi audioviziv për regjistrimin e intervistave në Komisariatin nr. 1.

“Për në vijim Avokati i Popullit rekomandon: Verifikim të plotë të përdorimit të forcës, me vlerësim të domosdoshmërisë, ligjshmërisë dhe proporcionalitetit të mjeteve, përfshirë gazin lotsjellës dhe ujin me presion. Instalimin e sistemit audioviziv për regjistrimin e intervistave. Dokumentimin e arsyeve konkrete për çdo shoqërim, dhe informimin e çdo të ndaluari për arsyet e ndalimit. Identifikimin e çdo punonjësi të policisë në çdo kohë duke garantuar që uniforma përmban numrin e identifikimit”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vodhën në katër biznese te Shkëmbi i Kavajës, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka zbardhur katër raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit tetor në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku janë marrë shuma parash dhe...
10:38 | 01/11/2026

Shpërthim tritoli në tarracën e një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tufinës, në Tiranë. Ngjarja ka...
10:15 | 01/11/2026

Molotovë dhe përplasje me policinë gjatë protestës në Tiranë, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

Gjashtë persona janë arrestuar, tre të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa dy janë shpallur në kërkim pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të...
09:43 | 01/11/2026