Aktualitet

Tiranë, shpërthim me lëndë plasëse në Tufinë!

Tritol tarracës së një dyqani lulesh në zonën e Tufinës në Tiranë, dëme materiale. Autoritetet kanë identifikuar autorin e dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë. Shpërthimi pa të lënduar ndodhi herët në mëngjes, në objektin në pronësi të një 65 vjeçari.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj.