Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vodhën 4 markete e lokale gjatë 1 jave në Durrës, arrestohet 31-vjeçari. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

    Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Rekord pjesëmarrjeje në Teksas, mbi 7,4 milionë amerikanë kanë votuar deri më tani

    Kur një fotografi e vitit 2021 kthehet në instrument të përplasjes politike kundër Belinda Ballukut

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vodhën 4 markete e lokale gjatë 1 jave në Durrës, arrestohet 31-vjeçari. Në kërkim bashkëpunëtori i tij
    Aktualitet

    Vodhën 4 markete e lokale gjatë 1 jave në Durrës, arrestohet 31-vjeçari. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

    November 1, 2026
    Vodhën 4 markete e lokale gjatë 1 jave në Durrës, arrestohet 31-vjeçari. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

    Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbardhjes së 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit tetor.

    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 2 autorët vodhën në 4 markete e lokale brenda një jave shuma parash dhe sende me vlerë.

    Të dy autorët janë banues në Kavajë, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që këta 2 persona mund të kenë kryer.

    Njoftimi i Policisë:

    Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Periudha”, zbardhen 4 vjedhje të ndodhura gjatë muajit tetor 2026.

    Vodhën në katër subjekte, brenda një jave, shuma parash dhe sende me vlerë; vihet në pranga autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

    Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në kuadër të operacionit policor të koduar “Periudha”, u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes, të ndodhura gjatë periudhës 17 deri më 21 tetor 2026, në 4 biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

    Në kuadër të operacionit u bë ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 31 vjeç, banues në Hajdaraj, Kavajë.

    Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 17.10.2026–21.10.2026, kanë vjedhur në markete dhe lokale shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

    Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

    31-vjeçari aktualitet arrestim bashkëpunëtor në kërkim Durrës hetime policore kriminalitet kronikë e zezë lajme Shqipëri operacion policor policia e shtetit vjedhje Vjedhje lokalesh Vjedhje marketesh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vodhën 4 markete e lokale gjatë 1 jave në Durrës, arrestohet 31-vjeçari. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

    November 1, 2026

    Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Rekord pjesëmarrjeje në Teksas, mbi 7,4 milionë amerikanë kanë votuar deri më tani

    November 1, 2026

    Kur një fotografi e vitit 2021 kthehet në instrument të përplasjes politike kundër Belinda Ballukut

    November 1, 2026

    Rruga Papër–Ura e Grykshit, përfundon Loti 2/ Rama publikon pamjet nga segmenti i ri me urën 330 metra të gjatë

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.