Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 11:40 Protesta në Tiranë, 9 të shoqëruar mes tyre 4 të mitur, reagon Avokati i Popullit Avokati i Popullit ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit gjatë protestës së 31 tetorit përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta në Tiranë, 9 të shoqëruar mes tyre 4 të mitur, reagon Avokati i Popullit

Aktualitet E diel, 1 Nëntor 2026 11:40
Protesta në Tiranë, 9 të shoqëruar mes tyre 4 të mitur, reagon Avokati i Popullit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Avokati i Popullit ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit gjatë protestës së 31 tetorit përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Institucioni, i drejtuar nga Endrit Shabani, bëri të ditur se ka monitoruar protestën dhe ka kryer inspektime në disa komisariate të kryeqytetit. Sipas njoftimit, gjatë tensioneve Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga katër automjete të posaçme.

Gjatë protestës janë shoqëruar nëntë persona, gjashtë prej të cilëve janë dërguar në Komisariatin nr. 1 dhe tre në Komisariatin nr. 3. Katër nga të shoqëruarit ishin të mitur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Avokatit të Popullit, katër të rritur të shoqëruar në Komisariatin nr. 1 kanë deklaruar se ishin kalimtarë dhe nuk kishin marrë pjesë në protestë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dy të miturit e dërguar në këtë komisariat janë intervistuar në praninë e psikologut dhe përfaqësuesve të Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, ndërsa janë njoftuar edhe familjarët e tyre. Gjatë inspektimit është konstatuar gjithashtu mungesa e sistemit audioviziv për regjistrimin e intervistave.

Mund t'ju interesojë

Katër vjedhje brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Katër vjedhje brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Para 12 minutash
Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar

Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar

Para 1 ore
Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon...

Para 2 orësh

Avokati i Popullit kërkon që të verifikohet në mënyrë të plotë ndërhyrja e Policisë dhe përdorimi i forcës, përfshirë gazin lotsjellës dhe ujin me presion. Sipas institucionit, çdo përdorim force duhet të jetë i domosdoshëm, i ligjshëm dhe proporcional.

Mes rekomandimeve janë edhe dokumentimi i arsyeve konkrete për çdo shoqërim, informimi i personave për arsyet e ndalimit, instalimi i sistemeve audiovizive në komisariate dhe garantimi i identifikimit të efektivëve përmes numrit në uniformë.

Avokati i Popullit u ka bërë thirrje personave që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë protestës apo shoqërimit t’i drejtohen institucionit me ankesë individuale.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta në Tiranë, 9 të shoqëruar mes tyre 4 të mitur, reagon Avokati i Popullit
Para 4 minutash

Protesta në Tiranë, 9 të shoqëruar mes tyre 4 të mitur, reagon Avokati i Popullit

Katër vjedhje brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Para 12 minutash

Katër vjedhje brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit
Para 1 ore

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar
Para 1 ore

Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 13 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 14 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

4 Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!
Para 13 orësh

Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.