Skip to content
1 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Një kuti e mbushur me euro në vilën e sekrete të Belinda Ballukut”, SPAK: Dyshohet se është shkrepur në Dhërmi!

ShkodraWeb 1 November, 2026
belinda euro kuti 2026

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe është pjesë e dosjes hetimore të SPAK për vilën që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Dhërmi.

Fotoja është dërguar më 17 korrik 2021 dhe është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të gruas që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë. Sipas hetimeve, kutia me para dyshohet se është fotografuar brenda një vile, në kompleksin turistik në Dhërmi.

SPAK ka analizuar qindra komunikime telefonike të periudhës 2018-2025, të cilat, sipas prokurorëve, tregojnë se prona përdorej nga Balluku, megjithëse në dokumente rezulton në emër të ish-futbollistit Igli Tare. Në dosje përmenden komunikime të shoferit, vartësve, punonjësve të pastrimit dhe administratorëve të kompleksit.

Bashkëshorti i pastrueses, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, udhëtonin herë pas here drejt Dhërmiut për të kryer pastrimet në vilë, ndërsa transporti i tyre organizohej shpesh nga shoferi personal i Ballukut.

Prokuroria pretendon se edhe arredimi dhe investimet në pronë ishin bërë sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa të dhënat e telefonisë celulare tregojnë përdorimin e saj të vazhdueshëm që prej vitit 2019. Vila, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe truall prej të paktën 300 metrash katrorë është sekuestruar me vendim gjykate. /BW/

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 1 nëntor 2026…

TË FUNDIT

horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 1 nëntor 2026…

ShkodraWeb 1 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 nëntor 2026…

ShkodraWeb 1 November, 2026
pjerin ndreu lezhe 2026

Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i parë që zyrtarizon rikandidimin për një mandat të tretë në Lezhë…

ShkodraWeb 31 October, 2026

TË FUNDIT

  • “Një kuti e mbushur me euro në vilën e sekrete të Belinda Ballukut”, SPAK: Dyshohet se është shkrepur në Dhërmi! 1 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 1 nëntor 2026… 1 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 nëntor 2026… 1 November, 2026
  • Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i parë që zyrtarizon rikandidimin për një mandat të tretë në Lezhë… 31 October, 2026
  • INTERVISTA – “Vllaznia Elite Campus”, Alban Xhaferi zbulon “ëndrrën” e tij 3D me “AI” në Malësi të Madhe… 31 October, 2026
  • “Çmendet” shoferi gjerman në aksin Hani i Hotit- Shkodër, plagos me thikë 2 efektivë policie… 31 October, 2026
  • “Po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme”, dëmtoi syrin në protestë, reagon sërish Erjon Vishkulli 31 October, 2026
  • EMRAT – Lista me 31 të pandehurit e dosjes Balluku e akuzat, mes tyre 5 ndërtues e 2 firma private… 31 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 31 tetor 2026… 31 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 31 tetor 2026… 31 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 31 tetor 2026… 31 October, 2026
  • NGA BESIM NDREGJONI – Iku xhelati që projektoi Kushtetutën e 1976…! 30 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

belinda euro kuti 2026

“Një kuti e mbushur me euro në vilën e sekrete të Belinda Ballukut”, SPAK: Dyshohet se është shkrepur në Dhërmi!

ShkodraWeb 1 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 1 nëntor 2026…

ShkodraWeb 1 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 nëntor 2026…

ShkodraWeb 1 November, 2026
pjerin ndreu lezhe 2026

Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i parë që zyrtarizon rikandidimin për një mandat të tretë në Lezhë…

ShkodraWeb 31 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.