33 vjet nga Traktati i BE-së, Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është europiane

1 Nëntor 2026 | 12:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar 33-vjetorin e hyrjes në fuqi të Traktatit të Maastricht-it, duke theksuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha e cilëson këtë traktat si një moment vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian në formën që njihet sot.

Ministri thekson se vendi synon të jetë pjesë e tryezës europiane, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në formësimin e së ardhmes së kontinentit.

“33 vjet më parë, në këtë ditë, hyri në fuqi Traktati i Maastricht-it, duke shënuar një hap vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian, ashtu siç e njohim sot.

Për Shqipërinë, ky përvjetor na drejton nga e ardhmja: drejt vendit që synojmë në tryezën europiane, duke ndarë përgjegjësitë, duke sjellë zërin dhe kontributin tonë dhe duke formësuar së bashku të ardhmen e kontinentit tonë.

Identiteti ynë Europian ka rrënjë të thella. Sot, përmes reformave në vend dhe partneriteteve gjithnjë e më të forta në Europë, po e shndërrojmë hap pas hapi ambicien tonë europiane në realitet.

Rruga jonë është e qartë. E ardhmja jonë është vetëm europiane”, shkruan ministri Hoxha në X.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama emëron një shqiptare nga Maqedonia e Veriut si këshilltare për mediat

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat. Gjakova është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa një pjesë të...
12:03 | 01/11/2026

Shabani i përgjigjet akuzave të Lapajt: Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” më filmoi dhe më ofendoi pranë banesës

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka reaguar pas akuzave të kreut të partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili e ka akuzuar se është bërë...
12:00 | 01/11/2026

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë...
20:23 | 31/10/2026