108 çifte kanë zgjedhur t’i japin fund martesës në Gjirokastër gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026. Shkaqet që çojnë drejt divorcit janë të ndryshme, duke nisur nga vështirësitë ekonomike, konfliktet e vazhdueshme në familje, mungesa e mirëkuptimit dhe deri te tradhtia bashkëshortore. Megjithatë, ekonomia e dobët dhe pamundësia për të përballuar shpenzimet e përditshme mbeten ndër faktorët që rëndojnë marrëdhëniet në çift.