Kolonia Ndërkombëtare e Pikturës Ditët e Mios në edicionin e saj të 16-të, e ka kthyer Korçën në qendrën e artit dhe ngjyrave. Për 16 vite rresht, kjo traditë ka bashkuar artistë nga e gjithë bota me krijuesit vendas, duke shkëmbyer kultura, stile dhe emocione të papërsëritshme. Organizatorët theksojnë se çdo edicion i kolonisë sjell një frymë të re dhe pasuron fondin e galerisë me vepra që mbeten dëshmi e bukurisë së vjeshtës korçare. Ekspozita e çelur në Galerinë Guri Madhi është kthyer për artdashësit në një pikëtakim kulturash ku kufijtë zhduken përmes artit. Të frymëzuar nga krijimtaria e piktorit Vangjush Mio por edhe peisazhet e vjeshtës Korçare artistët kanë hedhur ne telajo punimet e tyre përmes të cilave përcjellin mesazhe të veçanta