Avokati i Popullit thekson se përdorimi i forcës nga policia duhet të ndërmerret vetëm kur është i domosdoshëm, i ligjshëm dhe proporcional. “Ky standard vlen për çdo protestë”, thekson avokati i Popullit duke iu referuar protestës së zhvilluar të shtunën ndërsa rekomandon: Verifikim të plotë të përdorimit të forcës, me vlerësim të domosdoshmërisë, ligjshmërisë dhe proporcionalitetit të mjeteve, përfshirë gazin lotsjellës dhe ujin me presion.