Transportonin 4 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

1 Nëntor 2026 | 12:45

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nga kufiri me Greqinë.

Operacioni policor i koduar “Long Wait” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë në Gjirokastër dhe Tepelenë.

Në pranga kanë rënë dy 20-vjeçarë, me inicialet L. A. dhe L. B., të dy banues në Bulqizë.

Ata u ndaluan në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, teksa transportonin me një automjet tip “Volkswagen” katër emigrantët, kundrejt pagesës. Sipas Policisë, dy të rinjtë nuk iu bindën as urdhrit të efektivëve për të ndaluar.

Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Hetimet vijojnë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katër të mitur mes të shoqëruarve në protestë, Avokati i Popullit kërkon verifikim të ndërhyrjes së policisë

Avokati i Popullit ka kërkuar verifikimin e plotë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar më 31 tetor përpara Ministrisë së Arsimit...
11:16 | 01/11/2026

Vodhën në katër biznese te Shkëmbi i Kavajës, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka zbardhur katër raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit tetor në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku janë marrë shuma parash dhe...
10:38 | 01/11/2026

Shpërthim tritoli në tarracën e një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tufinës, në Tiranë. Ngjarja ka...
10:15 | 01/11/2026