Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të diel një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Berisha komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke i lidhur ato me situatën në Shqipëri. Ai akuzoi Policinë e Shtetit për përdorimin e plumbave prej gome ndaj protestuesve, duke pretenduar se 16 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa shprehu mbështetjen e PD-së për protestën studentore.

Fjala e Sali Berishës:

Java ishte javë ndryshimesh të madha. Ndryshime qe sjellin ndër mend pranverën arabe, pasi në Beograd një autokrat i lidhur me krime lufte, gjenocid, me vrasje, u përmbys në Serbi dhe një elitë e re politike erdhi në fuqi, erdhi në pushtet. Le të urojmë që kjo elitë e dalë nga zgjedhjet e ditës së diel të kaluar, të paraqesë apo ti përmbahet një vizioni në interesin më të mirë të kombit serb, euro atlantik.

Kjo përmbysje e padronit Beograd ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë, i cili po përjeton momentet, dramat më të vështira të regjimit të tij narko diktatorial, Edi Ramës.

Java u karakterizua nga dhuna më e egër që Tirana në rrugë dhe sheshe ka parë, ndoshta në tërë historinë. U karakterizua nga breshëritë me plumba goma mbi protestuesit paqësor. 16 prej tyre u plagosën me këto armë, shumica e tyre në pjesë të trupit të ndaluara me ligj të gjuhet.

I riu, Erjon Vishkulli, humbi ose mori një saç në njërin sy dhe urojmë nga zemra që rezultati i operacionit të jetë Komisariatet u mbushën plot me studentë dhe protestues. Ajo që spikat është solidarizimi me studentët dhe gjimnazistët.

Spikat një vendosmëri e zakonshme e studentëve, gjimnazistëve për t’u përballur me këtë regjim dhe PD, siç ka deklaruar në krye të radhës, do mbështesë dhe ka mbështetur me gjithë potenciali e saj revoltën studentore dhe ka bërë gjithçka për mbrojtjen e tyre.

Top Channel