Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet polici i preferuar i Vuçiçit! Kreu i Policisë Kriminale serbe dyshohet se manipuloi provat e një vrasjeje në Beograd

    SHBA paralajmëron Moskën për një sulm të mundshëm terroritst. FSB: Kemi marrë informacionin, po veprojmë

    33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, ministri Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Arrestohet polici i preferuar i Vuçiçit! Kreu i Policisë Kriminale serbe dyshohet se manipuloi provat e një vrasjeje në Beograd
    Lajmet e fundit

    Arrestohet polici i preferuar i Vuçiçit! Kreu i Policisë Kriminale serbe dyshohet se manipuloi provat e një vrasjeje në Beograd

    November 1, 2026
    Arrestohet polici i preferuar i Vuçiçit! Kreu i Policisë Kriminale serbe dyshohet se manipuloi provat e një vrasjeje në Beograd

    Nga një prej policëve të preferuar të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në pranga. Marko Kriçak, kreu i Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi, është arrestuar mëngjesin e kësaj të diele, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për shpërdorim detyre.

    Sipas medias serbe arrestimi është kryer pas një kallëzimi penal nga avokati i Veselin Miliç, ndihmësdrejtor i policisë.

    Kriçak dyshohet se ka falsifikuar prova dhe ka ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe të akuzuarve në hetimin për vrasjen e Aleksandar Neshoviç Baja, në restorantin “27” në lagjen Senjak të Beogradit.

    Ai kishte drejtuar operacionin policor pas vrasjes, ndërsa tani dyshohet se ka ndërhyrë në prova dhe dëshmi për t’i përshtatur faktet me një version të paracaktuar të ngjarjes.

    Kush është Marko Kriçak, polici që vlerësohej nga Vuçiçi?

    Marko Kriçak u emërua në krye të Drejtorisë së Policisë Kriminale në fund të dhjetorit 2025, duke marrë një nga postet më të rëndësishme drejtuese në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

    Përpara këtij emërimi, ai kishte drejtuar Njësinë për Sigurinë e Personave dhe Objekteve të Caktuara (JZO), një strukturë policore që është përmendur vazhdimisht në lidhje me akuzat për dhunë ndaj protestuesve.

    Karriera e tij nisi në Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), përpara se të kalonte në Ministrinë e Brendshme. Pas emërimit të Bratislav Gashiç si ministër i Policisë, Kriçak u bë zëvendëskomandant i JZO-së, ndërsa në vitin 2023 mori drejtimin e kësaj njësie.

    Sipas “Danas”, Kriçak nisi punën në polici pa kryer asnjë ditë trajnim bazë policor, pasi legjislacioni serb lejon kalimin e punonjësve të BIA-s në polici.

    Politikanë të opozitës dhe gazetarë kishin ngritur pikëpyetje për mungesën e trajnimit të tij, si dhe kishin pretenduar se përpara punësimit në BIA kishte punuar si shitës makinash. Ministria e Brendshme serbe i kishte mohuar këto pretendime.

    Akuzat për dhunë ndaj studentëve

    Emri i Kriçakut është lidhur me disa episode të dyshuara të dhunës policore gjatë protestave studentore në Serbi.

    Megjithëse njësia JZO nuk ishte krijuar për ruajtjen e rendit publik, Kriçak dhe efektivët e saj ishin të pranishëm në rrugët e Beogradit gjatë protestave.

    Studentja Nikolina Sinxheliç ka dëshmuar publikisht se Kriçak e kishte kërcënuar personalisht me përdhunim dhe e kishte goditur me shuplakë pasi ishte dërguar në garazhin e Qeverisë së Serbisë.

    Ajo paraqiti kallëzim penal ndaj tij dhe disa pjesëtarëve të tjerë të njësisë, por sipas “Danas”, hetimi nuk pati përparim të konsiderueshëm.

    Ndërkohë, Kriçak ka ngritur së fundmi një padi private kundër studentes.

    Ai është lidhur gjithashtu me një video ku dyshohet se ushtronte dhunë fizike dhe i merrte me detyrim një deklaratë një studenti të ndaluar gjatë një proteste në Jagodinë.

    Sipas raportimit, edhe brenda Ministrisë së Brendshme serbe, njësia që ai drejtonte përshkruhej nga disa efektivë si “policia brenda policisë”.

    Një tjetër episod lidhet me inspektorët Milenkoviç dhe Mitiç, të cilët ruhen nga Njësia Speciale Antiterroriste për shkak të informacioneve se po përgatitej eliminimi i tyre. Më herët, Ministria e Brendshme kishte propozuar që mbrojtjen e tyre ta merrte përsipër JZO-ja nën komandën e Kriçakut, por ata e kishin refuzuar.

    Nga vlerësimet e Vuçiçit te arrestimi

    Pavarësisht akuzave të shumta, Kriçak u emërua në fund të vitit 2025 në krye të Drejtorisë së Policisë Kriminale, duke marrë nën autoritetin e tij edhe Shërbimin për Luftën kundër Krimit të Organizuar (SBPOK), strukturë që bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë për Krimin e Organizuar.

    Kriçak konsiderohej një nga policët e preferuar të presidentit Aleksandar Vuçiç.

    Presidenti serb kishte vlerësuar publikisht disa herë punën e tij dhe kishte dekoruar si Kriçakun, ashtu edhe njësinë që ai drejtonte më parë.

    Tashmë, drejtuesi i policisë që kishte marrë këto vlerësime përballet me dyshimet për shpërdorim detyre, falsifikim provash dhe ushtrim presioni ndaj dëshmitarëve dhe të akuzuarve në një çështje vrasjeje.

    aktualitet Aleksandër Vuçiç arrestim Beograd Drejtësia serbe hetime penale krim lajme ndërkombëtare Lajme rajonale Manipulim provash Policia Kriminale policia serbe serbi Skandal policor vrasje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet polici i preferuar i Vuçiçit! Kreu i Policisë Kriminale serbe dyshohet se manipuloi provat e një vrasjeje në Beograd

    November 1, 2026

    SHBA paralajmëron Moskën për një sulm të mundshëm terroritst. FSB: Kemi marrë informacionin, po veprojmë

    November 1, 2026

    33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Maastricht-it, ministri Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane

    November 1, 2026

    FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.