Novi Sadi përkujton viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor

1 Nëntor 2026 | 12:52

Novi Sadi i ka përkujtuar të dielën viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor, në dyvjetorin e shembjes së strehës që la 16 persona të vdekur në këtë qytet në veri të Serbisë.

Qytetarët e Novi Sadit mbajtën 16 minuta heshtje në orën 11:52, në nderim të bashkëqytetarëve të tyre që humbën jetën më 1 nëntor 2024.

Atë ditë, 16 persona vdiqën, ndërsa një grua e re u lëndua rëndë.

Gjatë tubimit është planifikuar edhe një fjalim i studentëve, si dhe vendosja e luleve pranë stacionit hekurudhor.

Në mesin e korrikut, Gjykata e Apelit në Novi Sad e konfirmoi aktakuzën për shembjen e strehës.

Ndër të akuzuarit janë ish-ministri i Ndërtimtarisë, Goran Vesiç, zëvendësja e tij, Anita Dimoski, dhe ish-drejtoresha e kompanisë Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë, Jellena Tanaskoviç.

Të tre akuzohen për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe Nebojsha Shurlan, gjithashtu ish-drejtor i kompanisë Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë.

Përveç tyre, edhe nëntë persona të tjerë akuzohen për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me kryerjen e punimeve ndërtimore në kundërshtim me rregullat dhe në mënyrë të parregullt. Ndërkaq, Gjykata e Apelit i hodhi poshtë si të pabazuara ankesat e shtatë të pandehurve.

Tragjedia në Novi Sad nxiti protesta masive kundër Qeverisë, të udhëhequra nga studentët, të cilat çuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 25 tetor dhe si rrjedhojë rrëzimin nga pushteti të Qeverisë së ish-presidentit Aleksandar Vuçiç.

Lista e Studentore mori pjesë në zgjedhje dhe, sipas rezultateve preliminare, fitoi më së shumti vota.

Vuçiç dhe Partia Përparimtare Serbe humbën pushtetin pas 14 vjetësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbriti nga makina për të vendosur trekëndëshin e emergjencës, fuoristrada i merr jetën të riut shqiptar në Itali

Një aksident tragjik është regjistruar në autostradën A1 në Itali, i cili i ka marrë jetën një 20-vjeçari, Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare, banues në...
19:21 | 31/10/2026

I dënuar në SHBA për tregti armësh me Korenë e Veriut, biznesmeni ndërtoi rrjet kompanish në Republikën Sërpska

Shtetasi i Bosnje e Hercegovinës, Sasha Micev, i dënuar në Shtetet e Bashkuara për tentim ndërmjetësimi në blerjen e raketave nga Koreja e Veriut, për...
17:29 | 31/10/2026

Kurti: Jam i habitur si Vetëvendosja u lidh me protestat në Shqipëri, ne jemi forcë qeverisëse

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i habitur se si partia që drejton u lidh me protestat e dhunshme...
15:15 | 31/10/2026