Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

1 Nëntor 2026 | 12:58

Presidenti rus Vladimir Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, nëse ky i fundit do të kërkonte kontakt, pasi Moska nuk i ka refuzuar asnjëherë bisedimet. Deklarata është bërë nga këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Besoj se ai do të përgjigjej, sigurisht. Putini nuk i ka refuzuar kurrë bisedimet”, deklaroi Ushakov.

Ai theksoi se raundi i parë i negociatave për Ukrainën duhet të zhvillohet në një format trepalësh, ku të përfshihen Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.

I pyetur nëse në negociata duhet të marrin pjesë edhe vendet evropiane, këshilltari i Kremlinit u shpreh se, duke qenë se Moska ka kontakte pune me Uashingtonin, është logjike që fillimisht bisedimet të zhvillohen mes këtyre tre palëve.

Deklarata vjen në një kohë kur vijojnë diskutimet për mundësinë e rifillimit të negociatave diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Nxënësit e shkollave të mesme në Francë kanë paralajmëruar bllokimin e institucioneve arsimore duke filluar nga nesër, në shenjë proteste ndaj politikave të qeverisë. Thirrja...
12:56 | 01/11/2026

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut ka kryer një test të ri ushtarak me një kokë luftarake thërrmuese, e projektuar për t’u montuar në raketa balistike taktike. Sipas...
11:46 | 01/11/2026

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Duke filluar nga sot, 1 nëntor, Turqia ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke futur rregulla të reja për...
11:38 | 01/11/2026